Wilshere: Cesc më i miri në Premier

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thotë se ai është i lumtur që ka mundësinë të mësojë nga Cesc Fabregas.
Wilshere thotë se ai është mirënjohës që ka në krah të tij një lojtar që vlerësohet si mesfushori numër 1 i Ligës Premier.
“Mendoj se për momentin Cesc Fabregas është mesfushori më i mirë në Ligën Premier, por në të kaluarën ka pasur lojtarë si Roy Keane dhe Patrick Vieira – të gjithë mesfushorë të kompletuar. Cesc flet me mua dhe më thotë se çfarë kam nevojë të bëj. Ai ka qenë 16 vjeçar kur ka dalë në skenë, andaj duhet të bisedonim me lojtarë të rritur si ai dhe ata të ndihmojnë”, ka thënë Wilshere.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...