Sneijder: Një vit me Mourinhon sa 10 vite me një tjetër

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Wesley Sneijder, thotë se ai kurrë nuk do të rikthehet te Real Madridi dhe shton se një vit nën drejtimin e Jose Mourinho vlen dhjetë me cilindo trajner tjetër.
Holandezi erdhi te Interi me insistimin e Jose Mourinhos në vitin 2009, pasi drejtuesit e Real Madridin nuk llogaritnin në të. Sneijder më pas fitoi tre tituj nën drejtimin e portugezit me Inerin, ndërsa në fund të sezonit të kaluar Mourinho u transferua te Reali, duke nxitur spekulimet se edhe Sneijder mund t’i bashkohet atij.
“Është e pamundshme të rikthehem te Reali. Nuk dua të kthehem në klubin i cili më ka trajtuar shumë keq. Kurrë më nuk do të luaj për Real Madridin. Mourinho? Një vit nën drejtimin e tij vlen sa dhjetë vite me cilindo trajner tjetër”, ka thënë Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...