Pastore preferon Barcelonën, jo Realin

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Ylli i Palermos, Javier Pastore, dëshiron të kalojë te Barcelona në një të ardhme, duke këmbëngulur se do të preferonte t’u bashkohej Blaugranëve, jo Real Madridit.
“T’i bashkohem Barcelonës? Oh Zot. Do të ishte ëndërr për mua të luaj me Lionel Messin te Barcelona, është dëshira ime. Unë duhet të vazhdoj të ngris nivelin e lojës time për të arritur te Barcelona. Dhe fakti që Messi luan atje, tregon se ai është po aq i mirë sa të gjithë argjentinasit tjerë”.
“Cilin klub do të zgjidhja prej të mëdhenjve? Ata të gjithë janë të rëndësishëm, ato që i kemi parë nëpër gazeta si Interi, Reali dhe Barcelona, por më së shumti e dua Barcelonën dhe stilin e lojës. Barcelona është klubi më i madh dhe më i mirë, padyshim”, deklaroi Pastore për El Mundo Deportivo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...