Ronaldo: Duhet ta mposhtim Atleticon

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Anësori i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mezi e pret drebin e të dielës ndaj Atletico Madridit, ndërsa beson se natyra e ndeshjes e detyron Realin të shënojë fitore.
“Një derbi është më shumë se një ndeshje. Ne e dimë se një derbi luhet nga dy ekipe të të njëjtit qytet, por ne nuk duhet të përgatitemi për ndeshjen më ndryshe se të tjerët. Ne e dimë se është ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi të mirë, por ne luajmë në shtëpi dhe kjo ndeshje duhet fituar patjetër”, theksoi Ronaldo për Marca.
“Forma ime? Unë po vazhdoj si zakonisht. Golat e bëjnë diferencën në mes të asaj nëse ke luajtur mirë apo keq. Unë jam lojtar i njëjtë sikurse vitin e kaluar. Unë mendoj se kam shënuar më shumë gola dhe i kam ndihmuar ekipit, por jam po i njëjti lojtar. Unë ndjehem mirë. Unë po i ndihmoj ekipit dhe ekipi po më ndihmon mua”, përfundoi portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...