Aquilani: Ishte Juventusi ose dështimi për mua
Mesfushori i huazuar i Liverpoolit, Alberto Aquilani, thotë se për të nuk kishte zgjidhje tjetër gjatë verës, ose të kalonte te Juventus ose të dështonte.
Dhe paraqitja e Aquilanit për fanellën bardhezi e ka shpërblyer atë me një ftesë në ekipin kombëtar të Italisë.
“Doja vetëm Juventusin. Biankonerët shpejt u shfaqën sapo unë shpreha dëshirën për t’u rikthyer në Itali, duke kontaktuar me Liverpoolin dhe me Roy Hodgson me idenë e huazimit”.
“Unë doja të luaj. Kisha nevojë ta bëj këtë. Disa njerëz më këshilluan të shkoj te një klub më i vogël, por unë nuk doja të shkoj një nivel më poshtë. Doja të shfrytëzoj shansin tim me një klub më të madh. Doja të rikthej veten në ndeshje pas një viti të vështirë dhe një lëndimi të vështirë. Sidoqoftë, deri një ditë para se të arrij (në Torino) isha i bindur për qëndrim te Liverpool”, ka thënë Aquilani.
Category: Futboll
0 Komente