Berlusconi premton mbajtjen e Dinhos

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka sqaruar pozicionin e Rossonerëve në raport me Ronaldinhon, duke thënë se ai do të rinovojë kontratën me kuqezinjtë.
Kishte spekulime të shumta mbi të ardhmen e gjeniut brazilian, spekulime të cilat i hedh poshtë patroni i klubit nga Milanello.
“A do të ketë zgjatje të kontratës? Po, mendoj se po. Ne kemi folur për këtë së fundmi”, tha Berlusconi.
Kontrata aktuale e Ronaldinhos skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...