Wilshere rinovon kontratën

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me gjigantin e Ligës Premier, Arsenalin.
18 vjeçari i cili është me Topçinjt që nga mosha nëntë vjeçare, e ka bërë debutimin e tij në shtator të vitit 2008, kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai kaloi pjesën më të madhe të sezonit te Boltoni, por tani e ka gjetur veten në përbërjen e parë të Arsenalit. Ai poashtu debutoi në fanellën e Anglisë në gusht.
“Të më ofrohet kontratë e re, do të thotë gjithçka për mua. Në këtë pikë të karrierës time, kur jam vetëm 18 vjeç dhe kam ende shumë për të mësuar, ky është klub i përkryer, me bashkëlojtarë të përkryer, tifozë të përkryer, staf i përkryer dhe më me rëndësi, me një menaxher të përkryer”, theksoi Wilshere.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...