Mourinho: Nuk do qëndroj gjatë te Reali

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh brengosës Real Madridit, duke thënë se ai nuk e di nëse do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Bernabeu.
“Të qëndrosh me një klub të madh për një kohë aq të gjatë është e vështirë për kulturën në të cilën po jetojmë. Është më lehtë në Angli. Atje gjeni njerëz të cilët qëndrojnë me vite të tëra dhe nuk fitojnë asgjë”.
“Është vështirë sepse këtu duhet që gjithnjë të fitosh për të qenë prezent. Nëse qëndroj për katër vite, atëherë do të thotë se kam punuar mirë dhe se mund të vazhdoj tutje”, u shpreh portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...