Khedira: Barcelona favorite për LK

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Disa prej jush mund të çuditeni nga titulli i kësaj deklarate, por nuk ka nevojë që t’i fshini sytë, pasi që është shumë e vërtetë – një futbollist i Real Madridit mendon se Barcelona është favorite për Ligën e Kampionëve.
Sami Khedira, mesfushori i Real Madridit, i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Milanit të mërkurën, tha se sheh Barcelonën, Interin dhe Bayernin favorit për titullin e më të mirit të kontinentit.
“Barcelona është ekip shumë i fortë. Unë kam pasur kënaqësinë të luaj ndaj tyre sezonin e kaluar me Stuttgartin dhe loja e tyre ishte shumëngjyrëshe dhe e shpejtë”.
“Por, aty është gjithashtu Interi dhe Bayerni të cilët kanë arritur në finale vitin e kaluar dhe të cilët kanë arritur t’i mbajnë shumicën e lojtarëve të tyre. Por, Liga e Kampionëve është maratonë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë që na del përpara”, tha gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...