VdV mungon ndaj Interit?

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar se mesfushori holandez, Rafael Van der Vaart, mund të mos jetë në gjendje që të luajë në sfidën kryesore të Grupit A të Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Interit.
“Problemi tek unë është që ne kemi ndoshta pesë prej lojtarëve tanë më të mirë të lënduar. Portieri është i suspenduar, dy prej qendërmbrojtëve mungojnë dhe janë gjithashtu Van der Vaart e Defoe në atë listë. Ata janë lojtarët kyç të ekipit, kështu që do të jetë shumë e vështirë”, theksoi Redknapp.
Van der Vaart mungon për shkak të një dëmtimi të pësuar në kofshë në humbjen ndaj Manchester United fundjavën e kaluar. A ka vijuar me rregull stërvitjet dhe mund të ndodhë që edhe të paraqitet ndaj Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...