Bulku: T'u kthehemi fitoreve

dardanmiftari | Wednesday, November 17, 2010 | 0 Komente

Ervin Bulku thotë se kombëtarja kuqezi duhet t’u kthehet fitoreve në ndeshjen e sotme miqësore kundër Maqedonisë që zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Bulku, i cili do të jetë ndër lojtarët kryesor të formacionit kuqezi për shkak të mungesës së shumë titullarëve të tjerë, thotë se një fitore do të ngrejë moralin në ekipin kombëtar.
“Mendoj se është diçka shumë pozitive që ekipi luan ndeshjen e tij të radhës në Korçë, në një qytet me kulturë, por dhe me traditë në futboll. Veç të tjerash, na janë krijuar kushtet optimale për një ndeshje të nivelit ndërkombëtar, pavarësisht se bëhet fjalë thjesht për një miqësore”, ka thënë Bulku për Sportishqiptar.
“Ne synojmë të zhvillojmë një ndeshje të bukur, sigurisht duke e shoqëruar me rezultat pozitiv. Duhet të rikthehemi te fitorja pas humbjes së fundit me Bjellorusinë. Pavarësisht se është thjesht një miqësore, fitorja shërben si moral. Duhet të japim maksimumin edhe për trajnerin, që rikthehet pas mungesës në dy ndeshje. Fitoren e meritojnë të gjithë spektatorët, që këtë herë do të jenë të veçantë”, ka shtuar më tej mesfushori.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...