Del Neri i shqetësuar për lëndimet

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është më shumë i shqetësuar për lëndimet se sa për pozicionimin e ekipit të tij në Europa League, pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Salzburg.
Pavarësisht lëndimeve, Del Neri ka qenë i kënaqur me mënyrën e lojës së Biankonerëve pavarësisht se gjiganti italian tash mbetet tre pikë prapa Lech Poznan dhe Manchester Cityt në grupin A.“Jam i shqetësuar për situatën e lojtarëve tonë të lënduar, më shumë se sa për Europa League. Kjo është një garë që ndërtohet nga ndeshjet e drejtpërdrejta, gjatë të cilave gjithçka mund të ndodhë. Ne duhet të mposhtim Lech Poznan dhe Manchester City dhe besoj se mund ta bëjmë”, ka thënë Del Neri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...