Kuyt i gatshëm të rikthehet

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Dirk Kuyt mund të rikthehet në aksion për Liverpoolin kur ata do të përballen me liderin e tabelës, Chelsean, gjatë këtij vikendi.
Holandezi nuk ka luajtur që nga lëndimi i tij me kombëtaren më 12 tetor, por thotë se ai mund të ketë shans për t’u paraqitur kundër Bluve në Anfield gjatë të dielës, pasi ka bërë një progres të mirë në rikuperim.
“Kam punuar vërtet shumë me ekipin mjekësor. Jam krejtësisht i lumtur me ta pasi jam rikuperuar shpejt. Jam i gatshëm për t’u stërvitur me ekipin. Kjo varet se si do të shkojnë këto ditët e fundit. Shpresoj se stërvitja me ekipin do të jetë OK dhe në fund gjithçka do t’i takojë menaxherit”, ka thënë Kuyt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...