Florentino: Mourinho i përkryer

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se klubi dhe trajneri Jose Mourinho shfaqin një kombinim të përkryer.
“Njerëzit mendojnë se ai është i vështirë, i komplikuar dhe njeri ngucakeq, por ai është e kundërta e gjithë kësaj. Ai është njeri normal që ka një shkallë të lartë të kompleksitetit dhe kapacitet enorm për sakrificë. Mourinho është tolerant, respektues dhe mbështetës. Ai ka të gjithë vlerat që i duhen Real Madridit. Klubi më i mirë në botë, ka trajnerin më të mirë në botë”.
“Mourinho dhe Real Madridi janë sikurse motori dhe makina, ata janë komplementarë, ata përbëjnë një kombinim të përkryer. Ne jemi në rrugë të mirë. Ai ka entuziazëm dhe profesionalizëm, kurse me Mourinhon, jam i sigurt se do të fitojmë shumë”, u shpreh Perez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...