Pedro: Nuk do kaloja kurrë te Reali

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Anësori i Barcelonës, Pedro thotë se ai kurrë nuk do të mund ta vishte fanellën e bardhë të Real Madridit gjatë karrierës së tij, për shkak të angazhimit te gjiganti katalanas.
“Unë kurrë nuk do të mund të bart fanellën e Real Madridit, do të ishte e pamundur për mua, për shkak të viteve të kaluara këtu, kurse jam në dijeni se çfarë do të thotë të luash për këtë klub”, theksoi Pedro.
Ai shtoi se dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona për shkak se ka fëmijë dhe se një ditë dëshiron që fëmijët e tij të jenë pjesë e tifozerisë dhe akademisë blaugrane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...