Guardiola: Nuk jemi pesë gola më të mirë se Reali

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij nuk është pesë gola më i mirë se Real Madridi, pavarësisht fitores së thellë në derbin e mbrëmshëm.
Guardiola ishte i ngazëllyer me paraqitjen e ekipit të tij, por beson se rezultati nuk tregon se ekipi i tij është superior ndaj ekipit madrilen.
“Kjo ndeshje nuk tregon dallimin mes dy ekipeve. Ata janë një ekip shumë i mirë, ata kanë arritur këtu pa u mposhtur dhe si liderë të ligës. Sot të gjithë lojtarët luajtëm mirë dhe ky ishte dallimi”.
“Tash është shumë lehtë të thuhet se ne jemi më të mirë se ata, por vetëm koha do ta tregojë këtë. Në një periudhë disa vjeçare, do të shohim. Ata janë në një nivel spektakolar, por ne ishim më të mirë sot”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...