Khedira: Mbrojtja, kyçe për tituj

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, ndjen se një mbrojtje e fortë është tejet e rëndësishme për të fituar tituj, ndërsa shtoi se pas ardhjes së Jose Mourinhos, vija defensive madrilene ka fituar një dimension të ri në të.
“Nëse ne mund të mbajmë rrjetën të pastër, atëherë do ta mposhtim Milanin. Ky është qëllimi ynë. Nëse shikoni në ekipet e mëdha të cilat kanë arritur larg në Ligën e Kampionëve, atëherë ato kanë qenë ekipet që kanë pranuar më së paku gola”.
“Ky është çelësi i suksesit. Një mbrojtje e mirë fiton titujt dhe deri në këtë moment kjo është ajo që kemi bërë. Ne u kemi lënë ekipeve shumë pak hapësirë për të krijuar raste, përderisa kemi një sulm shumë të mirë, ndërsa stili ynë është i shpejtë dhe atraktiv”, theksoi Khedira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...