Ronaldinho: Dua të luaj ndaj Realit

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Ronaldinho është i gatshëm që t’ia përgatisë Real Madridit një mikpritje sa më ‘miqësore’ kur Los Blancos të udhëtojnë në San Siro, për t’u takuar me skuadrën më të trofeshme në botë, Milanin.
La Gazzetta dello Sport pohoi se Ronaldinho kishte pasur acarrime me Allegrin për taktikat e tij, një gjë që hidhet poshtë nga gjeniu brazilian i cili është i fokusuar në takimin e klubeve të kategorisë së rëndë.
“Unë jam këtu që katër vite dhe unë kurrë nuk kam folur për gjëra të tilla. Kur unë luaj, nuk më pëlqen të flas dhe kur nuk luaj, unë nuk flas. Unë jam mirë, kemi vullnet të fortë për të luajtur mirë. Unë jam i përgatitur mirë për ndeshjen dhe ndjehem mirë, jam i gatshëm që t’i ndihmoj ekipit”.
“Kur luani në një garë të rëndësishme ju gjithnjë dëshironi të bëni diçka më mirë se të luani vetëm mirë. Më duhet të punoj shumë dhe t’i dëshmoj trajnerit se jam i mirë”, u shpreh Dinho për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...