Xavi: Messi më i mirë se Maradona

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Ky është kufiri i të gjithë kufinjve!!! Mjeshtri i mesfushës së Barcelonës, Xavi, ka marrë guximin për të vënë në peshore Lionel Messin dhe Diego Maradonan dhe madje të pohojë se kolegu i tij te Barcelona është më i mirë se futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
“Një lojtar si ai del në skenë një herë në 50 vite. Arsyeja e vetme se pse ne të tjerët kemi gjasa për ta fituar Topin e Artë, është për shkak se Argjentina dështoi në Botëror, pasi që përndryshe fituesi do të dihej që tani”.
“Nga pikëpamja ime, Leo Messi është madje më i mirë se që ishte Diego Maradona. Messi do të jetë në maje për shumë vite të tjera, nuk ka askush tjetër si ai”, pohoi në mënyrë sensacionale Xavi për FIFA.com .

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...