Ribery: Ndihem si gjerman
Anësori i Bayernit të Munichut dhe Francës, Franck Ribery, ka zbuluar të dielën se ai tashmë ndihet si gjerman, ndërsa ka shprehur kënaqësinë e rinovimit me bavarezët deri në vitin 2015.
“Unë tashmë jam gjerman”, theksoi me shaka Ribery për Bild.
“Vazhdimi i kontratës time me Bayernin ishte vendimi i duhur. Bayerni është klub i madh në skenën ndërkombëtare dhe ai klub është si familje për mua”, përfundoi Ribery.
Real Madridi kishte bërë ofertë në vitin 2009 për Ribery prej hiç më pak se 80 milionë eurosh, ofertë që u refuzua nga hierarkia e Bayernit të Munichut.
Category: Futboll
0 Komente