Madridi i takon Realit

dardanmiftari | Sunday, November 07, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Real Madridit duke festuar pas golit të parë Real Madridi ka shënuar fitore relativisht të lehtë në derbin e kryeqyetit spanjoll ndaj Atletico Madridit, në Santiago Bernabeu.
Ishte pritur që së paku Atletico të bënte rezistencë dhe ta thyente tabunë 11 vjeçare pa fitore në Bernabeu, një ide kjo që ra në kundërshtim me pretendimet e Jose Mourinhos dhe merengezëve të tij.
Reali e filloi takimin me presion mbi mysafirët, të cilët në shumë raste gjendeshin si të humbur para nikoqirëve shumë të fuqishëm.
Një pasim të Angel Di Marias për mrekulli e përcolli Ricardo Carvalho, i cili shmangu pozitën jashtë loje, shmangu lojtarët e Atleticos dhe shënoi (13’) për 1-0. Loja dinamike e Real Madridit vazhdoi. Një goditje të lirë për mrekulli e ekzekutoi Mesut Ozil, i cili me të majtën e tij shënoi një gol fantastik për rezultatin 2-0 (19’).
Që nga ky moment filloi presioni i Atletico Madridit, skuadër të cilës nuk iu dha një penalti e dyshimtë, me ç’rast vlen të përmendet niveli i ultë i gjyqtarit të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Real Madridi vazhdoi me lojën e njëjtë të aplikuar si në fillim të pjesës së parë dhe Atletico nuk kishte gjasa as minimale për të bërë diçka në këtë takim.
Me këtë fitore Real Madridi sërish ia merr kreun Barcelonës, me 26 pikë, një më shumë se Blaugranët në pozitën e dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...