Moratti: Do ta kisha shkarkuar Benitez para 10 vitesh

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ai do ta kishte shkarkuar trajnerin Rafa Benitez para 10 viteve nëse ekipi i tij do të kalonte nëpër formën e dobët që kalon tash.
Interi megjithatë arriti të marrë veten pas një serie rezultatesh negative, duke shënuar dy fitore, një në Ligën e Kampionëve (1-0) ndaj Twente, dhe së fundi në Serie A kur mposhti Parmën me rezultat 5-2.
“Ai nuk është një rreshter i hekurt siç ishte të themi me Mourinho? Rafa sigurisht nuk është as i peshave të lehta. Ndoshta 10 vite më parë do ta kisha shkarkuar në një situatë të tillë, por përvoja ndihmon”.
“Por a ka një pikë kufiri? Po, por ai nuk është këtu sepse unë jam i durueshëm, por sepse unë e admiroj shumë Benitezin”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...