NBA: Magic mposhtin Suns

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Dwight Howard ka udhëhequr Orlando Magic drejt fitores 105-89 ndaj Phoenix Suns, ekip i cili nuk mundi të bëjë shumë në mungesë të dy herë MVP-së së NBA-së, Steve Nash.
Magic, fitues të tre ndeshjeve radhazi dhe lider në Divizionin Juglindor me tetë fitore dhe tre humbje, kishin gjashtë lojtarë që shënuan pikë dyshifrore.
Howard udhëhoqi me double-double, duke shënuar 20 pikë dhe duke fituar 12 kërcime në më pak se 30 minuta lojë, derisa Jameer Nelson shënoi 15 pikë dhe 12 asistime.
Grant Hill udhëhoqi te Suns me 21 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...