Vilanova: Mourinho kurrë nuk flet për futboll

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka kritikuar bosin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke e thënë se portugezi kurrë nuk flet për futboll.
“Mourinho është trajner futbolli që nuk flet kurrë për futboll, ndërsa kjo nuk është diçka që na pëlqen. Stresi nuk është i mirë për askënd”.
“Është e vërtet që Real Madridi po luan më mirë këtë vit, ata po përmirësohen pas çdo viti. Ekipi i tyre ndoshta nuk është estetik dhe nuk po luan shumë mirë, por ata janë të rrezikshëm. Por, ata kanë shpenzuar dy herë më shumë se ne. Ata kanë transferuar secilin lojtar që kanë dashur, kurse nuk ka asgjë në lojën e tyre që ma tërheq vëmendjen”, deklaroi Vilanova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...