NBA: Oklahoma i jep fund fitoreve të Bostonit

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Oklahoma City Thunder edhe pse ka luajtur pa shënuesin lider të NBA-së, Kevin Durant, për shkak të lëndimit të tij, ka befasuar Boston Celtic duke ia shkaktuar humbjen e parë të sezonit para publikut të vet.
Durant mungoi në ndeshje për shkak të lëndimit në gjurin e majtë të pësuar në fitoren e Thunder ndaj Houston gjatë të mërkurës, por humbja e tij nuk e ka penguar ekipin të shënojë fitore 89-84.
Rolin e liderit për Thunder e mori Russell Westbrook i cili shënoi 31 pikë, përfshirë 11 nga 13 të mundshmet nga gjuajtjet e lira. Fitorja ishte e teta e këtij sezoni për Oklahoma City Thunder, krahas katër humbjeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...