Pazzini: Milani luan si kampion

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, mendon se lojtarët e Milanit janë duke luajtur si kampionë.
Pazzini shënoi për t’i ndihmuar Sampdorias të nxjerrë barazim 1-1 ndaj Milanit gjatë vikendit, por megjithatë ka mbetur i impresionuar nga Rossonerët.
“Allegri stërvit një grup të kampionëve me një motivim të madh. Ata më kanë impresionuar. Unë nuk kam luajtur kundër Juventusit, por për mua Milani është favorit për Skudeton”.
“Ibrahimovic mund ta kryejë sulmin e ekipit i vetëm. Secilën herë që ai e merr topin, ai lë mbresa se mund të shkaktojë dëm”, ka thënë Pazzini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...