Almunia do të largohet drejt Spanjës

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, duket se me siguri do të largohet nga Londra Veriore në janar.
33-vjeçarit i është dhënë leje për t’u rikthyer në shtëpi në Spanjë, për t’u rikuperuar nga lëndimi. Por është e qartë se Almunia nuk ka të ardhme në Emirates Stadium dhe agjenti i tij Joseba Diaz ka filluar të pranojë oferta për klientin e tij.
Ekipi spanjoll Malaga dhe një klub nga Katari janë duke treguar interesim me Diaz që ka konfirmuar se Almunia dëshiron të rikthehet në vendin e tij.
“Ne ende nuk i kemi përfunduar negociatat, por është e qartë se Manuel dëshiron të rikthehet në Spanjë”, ka thënë Diaz.
Almunia do të lejohet të largohet nga Arsenali për një shumë rreth 1.5 milionë funtesh

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...