Terry: Mund ta fitojmë titullin

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, iu ka thënë fansave të mos i fshijnë ata nga gara për titull, pasi ende janë të aftë të mposhtin ekipet lidere të tabelës.
“Ne kaluam tre vite pa fituar Ligën Premier dhe ne e kthyem atë sezonin e kaluar. Festa pas saj, ndjenja e fitores dhe rikthimi i trofeut në duar tona, ishte i pabesueshëm. Ishte sikur e fituam për herë të parë. Lojtarët kanë kuptuar se nëse nuk fillojnë të fitojnë përsëri së shpejti, do t’ia japim atë Manchester United, të cilët nuk luajnë mirë, ose Arsenalit, që po ashtu nuk luajnë mirë”.
“Nuk mendoj se ndonjë ekip mund të thotë se nuk luajmë mirë. Gjëja e mirë është se ne nuk jemi si Liverpool. Ne nuk jemi jashtë gare. Ne ende jemi në garë me shumë shanse të mira dhe sigurisht e kemi aftësinë dhe lojtarët për të shkuar në vende si Tottenham ose Arsenal dhe për të nxjerrë fitore siç kemi bërë viteve të kaluara”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...