Ferguson pozitiv pavarësisht humbjes

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se disfata prej 4-0 nga West Ham United në ndeshjen e Carling Cup ka ardhur si befasi për të.
Megjithatë, menaxheri ka folur pozitivisht pavarësisht rezultatit zhgënjyes.
“Nuk e kam pritur këtë, kjo është e sigurt. Por nëse analizoni se pse humbëm, golat që i dhuruam ishin të butë. Nuk mund të jepni gola të tillë në këtë shkallë”, ka thënë Ferguson.
Mbrojtja e United përbëhej nga një 20-vjeçar (Fabio), një 21-vjeçar (Chris Smalling), dhe një 22-vjeçar (Jonny Evans), dhe Sir Alex beson se ata kanë marrë një mësim që kurrë nuk do ta harrojnë.
“Ata janë gjithë lojtarë të rinj. Ne kemi investuar në të rinjtë, ne ia kemi dalë mirë gjatë viteve, dhe ata do të përfitojnë nga kjo. Ata do ta mbajnë mend natën e sotme. Është për të ardhur keq që ishte çerekfinale dhe ne kishim një mundësi të mirë ta fitojmë atë sërish këtë vit”, ka thënë strategu skocez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...