Liverpooli kërkon Suarez?

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Liverpooli dëshiron të mposhtë rivalin Tottenham për firmën e sulmuesit të Ajaxit, Luis Suarez, njofton Metro.
Pas shkarkimit të Martin Jol nga posti i kryetrajnerit të Ajaxit, mësohet se Suarez është frustruar me këtë vendim dhe ka urdhëruar agjentët e tij që të aranzhojnë një transferim gjatë janarit.
Sipas spekulimeve që po qarkullojnë nëpër mediumet holandeze, destinacioni i radhës për sulmuesin uruguaian mund të jetë Liverpooli, pasi që Roy Hodgson dëshiron të përforcojë radhët sulmuese. The Reds duhet të paguajnë 10.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 23 vjeçar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...