Mancini: Në dhjetor, o jetë o vdekje!

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se muaji dhjetor mund të jetë tregues për skuadrën e tij sa u përket gjasave për titullin në Ligën Premier.
“Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, pasi kemi disa ndeshje të rëndësishme ndaj ekipeve të forta. Gjatë kësaj periudhe, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Do të jetë shumë e vështirë, sepse ne luajmë çdo të tretën ditë”.
“Por, së pari duhet ta mposhtim Salzburgun për të kaluar në fazën tjetër të Europa League. Më pas ne luajmë vetëm dy ndeshje në shkurt. Kjo do të na jep kohë për t’u përqendruar në Ligën Premier dhe ky muaj po ashtu mund të jetë shumë i rëndësishëm. Megjithatë, dhjetori është o jetë, o vdekje”, u shpreh Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...