Maturantët e Barçës mposhtin Rubin Kazan

dardanmiftari | Tuesday, December 07, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Barcelonës duke festuar Barcelona ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Rubin Kazanit në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, e cila ishte pa kurrfarë rëndësie, ndërsa kualifikimin në fazën tjetër befasisht e siguroi Kopenhaga, që edhe njëherë ia bëri me dije Panathianikosit se nuk është për Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë në Camp Nou çuditërishit përfundoi pa gola, por nuk duhet të befasohemi pasi që Guardiola eksperimentoi me një formacion 3-4-3, i cili në përbërje kishte futbollistë të rinj nga akademia.
Megjithatë, posedimi në këtë ndeshje ashtu si rastet nuk munguan, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë. Andreu Fontas (51’) kaloi në epërsi Blaugranët, ndërsa goditjen përfundimtare rusëve të Kazan ua dha Victor Vasquez (82’).
Kopenhaga nga ana tjetër ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj grekëve të Panathinaikos, me ç’rast danezët siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve me gjithsejt dhjetë pikë në pozitën e dytë të Grupit D. Dihet, Barcelona është lidere me 14 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...