Nani i ngazëllyer për derbin e radhës ndaj Arsenalit

dardanmiftari | Thursday, December 09, 2010 | 0 Komente

Anësori i Manchester United, Nani, është i ngazëllyer për ndeshjen derbi të radhës ndaj Arsenalit.
Nani shënoi në fitoren e fundit prej 3-1 në Emirates Stadium dhe thotë se ndeshjet kundër Arsenalit gjithmonë do të tërheqin imagjinatën e tij.
“Është një ndeshje fantastike. Çdokush dëshiron të luajë në ndeshje të mëdha dhe mendoj se do të jetë një atmosferë fantastike. Arsenali po ia del mirë, por edhe ne po ia dalim mirë po ashtu. Ne vetëm duhet të përqendrohemi në performancën tonë dhe të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë portugezi.
Dy gjigantët anglez do të përballen të hënën, më 13 dhjetor, në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...