Redknapp: Jemi ekip sulmues

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Harry Redknapp ishte i ngazëllyer dhe krenar për lojtarët e tij pasi ata përfunduan në pozitën e parë të grupit A të Ligës së Kampionëve.
Tottenhami barazoi 3-3 ndaj Twente që i lejoi ata të ruajnë kreun e tabelës mbi kampionin në fuqi të kësaj gare, Interin. Edhe pse kanë pësuar 11 gola në gjashtë ndeshje, Redknapp është i lumtur për sulmin e ekipit të tij që ka shënuar saktësisht nga tre gola për ndeshje.
“Ne kemi kërkuar të shënojmë dhe ne kemi synuar të sulmojmë ekipet në çdo mundësi. Ne jemi të hapur. Mendoj se ne jemi mësuar të luajmë njerëz që mund të shënojnë dhe njerëz të cilët mund t’i lëndojnë ekipet dhe kështu i drejtohemi ndeshjeve”
“Dhe në fund të ditës ne kemi përfunduar në krye të grupit. Nuk mund të thoni ‘Mirë keni pranuar gola’; ne kemi shënuar gola më shumë se çdokush. Nëse dëshironi ne të mbyllemi, ne mund ta bëjmë këtë dhe të jemi të vështirë të mposhtemi; dhe të nxjerrim pesë lojtarë në mesfushë. Por jo; ne dalim dhe sulmojmë”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...