Ancelotti mendon se ka përkrahjen e lojtarëve

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se ai e ka mbështetjen e lojtarëve të tij.
Ancelotti është duke kaluar nëpër periudhën më të errët me Blutë që kur Roman Abramovic është bërë pronar i klubit, me vetëm një fitore në nëntë ndeshje. Por italiani nuk e ka ndërmend të heqë dorë.
“Shpresoj se do të mund të vazhdoj pasi do të më pëlqente të qëndroj dhe kam një raport të mirë me lojtarët. Dhe kam raport të mirë edhe me klubin. Nuk e shoh që në ekip ka ndonjë problem. Ata punojnë fuqishëm me shpirt të mirë, por mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të qëndrojmë më të fokusuar në detaje të vogla”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...