Arsenali fiton edhe në FA

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Alan Lee Arsenali ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vështirë në Emirates ndaj skuadrës nga Championshipi anglez, Huddersfield, për t’u kualifikuar në rrethin e katërt të FA Cup.
Arsenali ishtë më i mirë në këtë takim, por Huddersfieldi nuk u dorëzua në asnjë moment. Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan në epërsi vendasit, me anë të një autogoli nga Peter Clarke (20’).
Në minutën e 42-të për një dush në zhveshtore gjyqtari e dërgon Sebastian Squillacin, të rikthyerin nga lëndimi, pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit.
Në pjesën e dytë më dominues ishin mysafirët nga Huddersfield, të cilët me anë të Alan Lee (66’) barazuan rezultatin pas golit të realizuar me kokë nga një rivënie nga këndi.
Arsenali me një lojtar më pak bëri presion dhe Cesc Fabregas siguroi kualifiimin për të shmangur një ndeshje të dytë (86’) me golin e shënuar nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...