Mourinho: Marrëdhëniet me Valdanon, të pa rëndësishme

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho edhe njëherë ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e tij me drejtorin Jorge Valdano, duke thënë se relacionet mes tij dhe drejtorit të Los Blancos nuk janë të rëndësishme.
“Marrëdhëniet e mia me Valdanon nuk janë të rëndësishme. Me rëndësi janë marrëdhëniet që kam me lojtarët e mi dhe me zëvëndëstrajnerin”.
“Unë e bëj konferencën për shtyp kur kam dëshirë vet, jo kur keni dëshirë ju. Nuk e di si funksionon kjo te klubet tjera, por unë punoj me asistentët e mi në përmirësimin e ekipit e jo në lansimin e deklaratave”.
“Më pëlqen kur Karanka (zëvëndëstrajneri) ka rastin për të folur dhe për të mësuar se çfarë është një konferencë për shtyp. Nëse jam unë apo ai, s’ka rëndësi, fjalët e tij janë fjalët e mia. Unë jam përgjegjës për atë që thotë ai”, deklaroi Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...