Ferguson mendon seriozisht për Kupën FA

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata seriozisht mendojnë për të fituar Kupën FA.
Djajtë e Kuq do të dalin në fushë me formacionin më të mirë për t’u përballur me Liverpoolin në ndeshjen e të dielës, në kuadër të kësaj gare.
“[Kupa FA] është një trofe i rëndësishëm andaj ka një dëshirë të fuqishme për ta ngritur atë në duart tona. Ne nuk e kemi fituar që nga vitit 2004, ose nuk kemi shkuar në finalen e Wembley që kur humbën nga Chelsea në vitin 2007. Andaj përfundimisht duam të kthehemi në këtë fushë. Dhe ne duam ta fitojmë atë trofe”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...