Del Neri fajëson lëndimet për dështimin e Juves
Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri ka fajësuar lëndimet për disfatën turpëruese prej 4-1 nga Parma në takimin e djeshëm në Olimpico.
Biankonerët që në fillim të ndeshjes u goditën nga një lëndim serioz i Fabio Quagliarella dhe nga përjashtimi i Felipe Melos me karton të kuq.
“Të luash me 10 lojtarë është mjaft e komplikuar, pastaj të humbasësh Quagliarellan sigurisht se nuk ka ndihmuar. Nuk ishte lehtë ta menaxhosh ndeshjen me Amauri dhe Del Piero që vijnë nga lëndimet”.
“Ne kemi mundur të krijojmë disa raste, por mund të them pak fjalë, sepse përjashtimi i Melo e ndryshoi lojën”, ka thënë Del Neri.
Category: Futboll
0 Komente