Nasri afër vazhdimit të kontratës me Arsenalin

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, besohet se është afër për të nënshkruar marrëveshjen e re me klubin londinez.
23-vjeçari ka bërë disa paraqitje të shkëlqyeshme për Topçinjtë këtë sezon, duke shënuar nëntë gola në 16 starte në Ligën Premier për ekipin e Arsene Wenger.
Me kontratën e francezit që skadon në vitin 2012 dhe me Barcelonën që ka shfaqur interesim për lojtarin, agjenti i mesfushorit së fundi tha se negociatat rreth marrëveshjes së re të lojtarit janë duke u zhvilluar.
Tash Daily Mail raporton se një kontratë katërvjeçare me një pagë javore në vlerën e 75 mijë funteve është duke u bërë gati nga Arsenali.
Nasri ka shënuar 13 gola në të gjitha garat për Arsenalin këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...