Reali kualifikohet me humbje

dardanmiftari | Friday, January 07, 2011 | 0 Komente

Xisco Munoz Levante e ka 'zbutur' turpërimin ndaj Real Madridit pas humbjes prej 8-0 të pësuar disa javë më parë në Bernabeu, duke mposhtur tani Los Blancos me rezultat 2-0.
Real Madridi në këtë ndeshje u paraqit me përbërjen e pestë, pasi që përpos prestigjit dhe nderit, nuk kishte ndonjë karakter tjetër.
Në minutën e 62-të Levante kaloi në epërsi me golin nga pika e bardhë të realizuar nga Xisco Munos. Vendasit e vulosën fitoren me anë të Sergios (86’) për 2-0 dhe humbjen e dytë të Real Madridit këtë sezon.
Real Madridi është kualifikuar që moti për çerekfinalen e Copa del Rey, pasi Levante nuk ishte në gjendje të shkrinte diferencën prej tetë golave. Për kundërshtar në fazën tjetër Los Blancos do të kenë rivalët lokalë të Atletico Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...