Dzeko synon Ligën e Kampionëve me Cityn
Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është i vendosur të ndihmojë Manchester Cityn të arrijë sukses në Ligën e Kampionëve.
Lojtari i kombëtares së Bosnjës thotë se pasi ka luajtur në garën më të mirë evropiane me Wolfsburg, dëshirë e tij është që të mbetet në këtë nivel të futbollit.
“Pasi arritëm në Ligën e Kampionëve me Wolfsburg disa sezone më parë, nuk dua të kthehem në standarde më të ulëta. Dua të vazhdoj të testoj veten kundër më të mirëve, dhe shpresoj se mund të ndihmoj që kjo të ndodhë me Cityn”, ka thënë Dzeko.
Category: Futboll
0 Komente