Benzema: Reali nuk dorëzohet në garën për titull

dardanmiftari | Tuesday, February 01, 2011 | 0 Komente

Karim Benzema thotë se askush te Real Madridi nuk beson se gara për titullin tashmë është e mbyllur.
Reali tash është shtatë pikë prapa liderit, Barcelonës, por duket se mbretërit nuk dorëzohen lehtë.
“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për ligën pasi ajo nuk është e humbur. Ende ka shumë për t’u luajtur dhe ne duhet të luftojmë deri në fund. Madrid kurrë nuk dorëzohet dhe edhe nëse ajo është matematikisht e mundshme, ne e kemi atë obligim”.
“Askush në staf nuk mendon se Liga është e pamundshme, edhe pse është e vërtetë se është më vështirë tash”, ka thënë Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...