Torres i kënaqur me transferimin te Chelsea

dardanmiftari | Tuesday, February 01, 2011 | 0 Komente

Fernando Torres thotë se ai mezi pret të dalë në fushë për të ndihmuar ish-rivalët e tij të fitojnë këtë sezon.
Spanjolli gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme, që ishte edhe e fundit për transferime, kaloi për plot 50 milionë funte nga Liverpooli për në Chelsea, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë me klubin londinez.
“Jam shumë i kënaqur me transferimin tim te Chelsea dhe shoh përpara të ndihmoj e bashkëlojtarët e mi të rinj këtë sezon dhe për shumë sezone tjera”.
“Pasi kam luajtur kundër Chelseat shumë herë që kur kam ardhur në Angli, edhe atë në disa ndeshje shumë të mëdha të cilat kurrë nuk do t’i harroj, e di se ka shumë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të punoj fuqishëm të fitoj vend në ekip”, ka thënë Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...