Casillas: Finalja e Kupës – e treta e vërteta

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që hera e tretë në finalen e Kupës së Mbretit të jetë edhe me fat.
Reali do të jetë përballë Barcelonës në finalen e 20 prillit dhe Casillas shpreson që ekipi i tij të dalë fitues.
“Ne jemi shumë të lumtur pasi do të luajmë në një prej ndeshjeve më atraktive të vitit. Kjo ishte një prej synimeve tona kur sezoni filloi dhe ia kemi dalë”.
“Tash duhet të shohim nëse jemi mjaft me fat ta fitojmë atë. Së paku do të jemi atje. Kam humbur dy finale të Kupës dhe shpresoj që hera e tretë të jetë e hijshme”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...