Drogba: Atmosfera në klub nuk është e mirë

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se rezultatet e dobëta ndikojnë në atmosferën e ekipit.
Chelsae filloi shkëlqyeshëm sezonin, por me largimin e Rey Wilkins, shoqëruar me disa lëndime të lojtarëve, Blutë kaluan njërën prej fazave më të dobëta të periudhës së pronarit të ri Roman Abramovic.
Pasi u duk se Chelsea u rikthye kah fitoret, pasoi një goditje tjetër, kësaj here nga Liverpooli në Samford Bridge, dhe Drogba thotë se atmosfera në ekip është jo e këndshme për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta.
“Pozicioni jonë në ligë është i ngjashëm si edhe ai i sezonit të kaluar në këtë periudhë. Por mungesa e disa futbollistëve, dhe fakti se nuk kemi shënuar shumë gola, e bën atmosferën të keqe në klub. Vështirë e përballoj këtë periudhë të formës së keqe dhe rezultateve të këqija, si edhe pjesa tjetër e ekipit”, ka thënë Drobga.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...