Pato është i lumtur te Milani

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Alexandre Pato thotë se ai është i lumtur te Milani, pavarësisht kritikave të fundit.
Pato është përplasur në fushë me bashkëlojtarët e tij dhe ka dështuar të tregojë formën më të mirë që kur është rikthyer nga lëndimi. Por ai thotë se është i lumtur që luan për Milanin.
“Të luaj si sulmues i parë është diçka që më pëlqen dhe mendoj se do t’ia dal mirë në këtë rol, por do të bëj gjithçka çfarë kërkon trajneri, si për ekipin kombëtar po ashtu edhe për Milanin”, ka thënë Pato, i cili sonte është në Paris për ndeshjen miqësore kundër Francës.
“Të luaj prapa sulmuesve për Brazilin? Kam një trajner i cili beson në mua, dhe madje edhe Allegri beson në mua, andaj varet se si luajmë. Jam i lumtur, gjithmonë jam i lumtur, vetëm duhet të stërvitem dhe të ndjehem komfort”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...