Edhe Hamsik në radarin e Chelseat

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Njëshi i Napolit, Marek Hamsik, raportohet se është cak i Chelseat për afatin kalimtar veror.
Blutë e Londrës thuhet se janë duke përgatitur një ofertë në vlerën e 40 milionë eurove për yllin e Napolit. Pavarësisht thirrjeve të UEFA për masa ndaj harxhimeve, klubi londinez tashmë ka zgjedhur të harxhojë edhe në qershor.
Calcionews24.com raporton se 23-vjeçari sllovak është duke u ndjekur nga Carlo Ancelotti, i cili punon krahas Roman Abramovich në vlerën e ofertës.
Megjithatë, në shtator Hamsik nënshkroi vazhdimin trevjeçar të marrëveshjes, dhe nga viti 2012 marrëveshja tash përfundon në vitin 2015.
Për lojtarin të interesuar janë edhe Manchester United dhe Inter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...