Interi drejt kreut

dardanmiftari | Thursday, February 03, 2011 | 0 Komente

Javier Zanetti dhe Massimo Donati Interi ka rikthyer edhe atë avantazh të vogël të ngushtuar në krahasim me liderin Milan pas fitores ndaj Barit në San Nicola, një triumf mjaft i vështirë ky për zi kaltrit edhe pse rezultati ishte 3-0.
Ndeshja në disa momente ishte shumë e barabartë, me Interin që kishte dominimin në posedim të topit.
Sidoqoftë, në debutimin e tij të parë të plotë në fanellën e Interit, Houssine Kharja ua siguroi fitoren Nerazzurëve me anë të golit të shënuar (70’) pas një aksioni të tij të organizuar së bashku me Samuel Eto’on.
Sa për t’i dhënë formë fitores dhe për t’ua mbyllur gojën kritikëve, Interi e shënoi edhe golin e dytë në këtë takim me anë të kujt tjetër pos sulmuesit më të mirë italian, Giampaolo Pazzinit (90’ +4) për 2-0. Verdiktin përfundimtar këtij takimi i dha i rikthyeri nga lëndimi Wesley Sneijder për 3-0 me asistimin e transferit të ri njëherit njeriut të ndeshjes, Houssine Kharja.
Interi me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Milan, por Nerazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...