Moyes lavdëron sulmin e Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, February 01, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, beson se Arsenali është një ekip shumë më i fuqishëm këtë sezon dhe pikërisht për shkak të sulmit të qëndrueshëm.
Evertoni sonte do të udhëtojë në Emirates Stadium dhe Moyes ka paralajmëruar lojtarët e tij të kenë kujdes nga reparti sulmues i Arsenalit.
“E shoh Arsenalin me një nivel të paraqitjeve ku ata duken ca më klinik. Ata kanë shtuar një ose dy lojtarë të ndryshëm dhe Chamakh në pjesën e parë të sezonit iu dha atyre një pamje tjetër”.
“Ata tash e kanë Van Persien të rikthyer nga lëndimi dhe përfshirja e Bendtner do të thotë se ata mënyra të ndryshme për të shënuar. Çdokush e di se në ditën e tyre, ata janë një ekip shumë i mirë”, ka thënë Moyes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...